Aksident në Qafë Plloçë, dy gra dërgohen në spital

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 11:02 | Kronikë

Aksident në Qafë Plloçë, dy gra dërgohen në

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë.

Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve në Qafë Plloçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos