Aksident në Rrugën e Kombit, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 09:45 | Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, makina del nga rruga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, në Rrugën e Kombit.

Shtetasi A. Gj., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja, shtetasja F. M., rreth 64 vjeçe, banuese në Kukës, e cila mori ndihmën e parë mjekësore dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos