"Ndërhyrje brutale në Kadastrën e Durrësit"- Gazetari zbulon detaje tronditëse: Si dosjet e pronave shkaktuan ngjarje kriminale

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 21:54 | Kronikë

Problematike nuk ka qenë vetëm Kadastra e Vlorës, e cila ka ndërruar 24 drejtorë, por edhe në Kadastrën e Durrësit ka pasur ndërhyrje brutale. Kështu u shpreh në Off the Record gazetari Elkier Bushkolaj, duke komentuar operacionin e SPAK, në të cilin i goditën dy grupe kriminale si përgjegjës të një vrasjeje për hakmarrje të ndodhur në vitin 2021 në Durrës dhe për një skemë masive të tjetërsimit të pronave në bregdet. Duke folur për këtë të fundit Bushkolaj tha se çështja e tjetërsimit të pronave, kryesisht në Gjirin e Lalëzit ka prodhuar ngjarje të rënda kriminale.

“Tjetri kishte të bënte me grup të strukturuar kriminal kanë akses në Kadastrën e Durrësit për të vendosur mbivendosur prona, shpesh pronarët ishin banorë të zonës që as nuk kishin dijeni se posedonin prona në Gjirin e Lalzit. Kemi ndërhyrje brutale në Kadastrën e Durrësit, se ne jemi mësuar të shënjestorjmë Kadastrën e Vlorës  që ndërroi 24 drejtorë, por edhe e Durrësit ka qenë mjaft problematike. Çështja e tjetërsimit të pronave ka prodhuar ngjarje të rënda kriminale”.

Sipas gazetarit, hetimet për tjetërsimin e pronave në Lalëz nisën që pas dhunës ndaj biznesmenit libanez, ku doli në sipërfaqe tjetërsimi i pronave

“Zbërthimet e Sky Ecc gjatë dosjes Revanshi, ku u godit grupi i Arben Ndokës që ishte në hasmëri me Durim Bamin dhe pjesë ishin dhe Avdulajt e Durrësit. këta të fundit dolën në dosjen 339 duke ndërhyrë në zgjedhjet vendore që mbaheshin në Shijak duke folur me kryetarin e bashkisë Elton Arbana dhe Vangjush Dakon. Këto përgjime janë kryqëzuar me provat që na kanë sjellë këtë dosje, por hetimet për tjetërsimin e pronave në Lalëz vijojnë prej vitesh. Hetimet nisën që pas dhunës ndaj biznesmenit libanez dhe aty doli në sipërfaqe tjetërsimi i pronave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos