Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru, ku një 40-vjeçar është vrarë me thikë në Babrru.
Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, zbuloi detaje nga vrasja.
“Personi është gjetur i pajetë në rrugë, pranë shkollës “Azem Hajdari”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave, autori ka goditur me thikë 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë e Shtetit dhe ambulancën”, tha gazetari.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron kamerat e sigurisë, ndërsa janë shoqëruar disa persona në komisariat. (A2 Televizion)