Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru.
A2CNN mëson se një person ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës "Azem Hajdari".
Viktima është Hajdar Ismailgeci.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)