Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 2 makina, zbardhen detajet

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 14:27 | Kronikë

Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se dy mjete, të cilat kanë pasur në timon drejtuese femra, janë aksidentuar më njëri-tjetrin.

Mësohet se shkaktar i këtij aksidenti ka qënë automjeti i llojit Fiat, ku drejtuesja e tij nuk ka frenuar në kohë, duke goditur mjetin e llojit Dacia.

Në mjetin Dacia udhëtonin në ato momente dy turiste të huaja. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos