Një makinë tip Audi Q7 është përfshirë nga flakët pak pas mesditës së sotme, në hyrje të tunelit Elbasan–Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti u dogj thuajse tërësisht, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, shkruan A2 CNN.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)