Rrjeti i prostitucionit nga Amerika Latine në Shqipëri, drejtuesit e Policisë së Tiranës pjesë e aksionit në Kolumbi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 13:34 | Kronikë

Rrjeti i prostitucionit nga Amerika Latine në Shqipëri, drejtuesit e

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i koduar “Rrjeti”, i cili goditi një rrjet prostitucioni në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se aktualisht, në Kolumbi ndodhen Prokurori i çështjes dhe drejtues të strukturave hetimore të Tiranës, të cilët po marrin pjesë në operacionin e përbashkët me autoritetet kolumbiane.

Gjatë aksionit në Kolumbi janë arrestuar 10 shtetas të dyshuar si pjesë e aktivitetit kriminal të trafikut ndërkombëtar, shkruan A2 CNN.

Koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babi i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën, ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës,  dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.

Operacioni u realizua me mbështetjen e projektit EU4FAST, ËBCrimJust, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, EUROJUST, Policinë Kroate dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, në kuadër të platformës EMPACT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos