Gjenden mbetje të një kafke njeriu në fshatin Tërbaç të Vlorës

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 12:50 | Kronikë

Gjenden mbetje të një kafke njeriu në fshatin Tërbaç

Mbetje kockore, të dyshuara të një kafke njerëzore, janë konstatuar nga një bari i zonës në fshatin Tërbaç të Vlorës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim.

Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos