Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

Nga Edi Ruçi
7 Prill 2026, 08:22 | Kronikë

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Novoselë.

A2 CNN raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i ri, 24 vjeç. Ekipi i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi se i riu kishte ndërruar jetë në vend.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e qytetit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos