
A2CNN ka siguruar pamjet nga shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
Mësohet se janë shkaktuar dëmtime në 8 biznese dhe 3 makina.
Fatmirësisht, nuk raportohen viktima, shkruan A2.
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
(A2 Televizion)