
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Memaliaj.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Burjan Kapa, kryetar i njësisë administrative Qesarat. Ai ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri, por nuk ka dashur të japë shumë detaje.
Sipas gazetarit të A2CNN, Rigels Malile, nuk ka ende një pistë konkrete për këtë atentat të dështuar.
“Kanë qenë dy persona që kanë udhëtuar me Range Rover, kanë zbritur në hyrje të banesës, kanë hedhur lëndën plasëse dhe janë larguar me shpejtësi. Për fat të mirë, nuk ka patur dëme në njerëz”, tha Malile.
“Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia. (A2 Televizion)