Gjendet i shtrirë pranë antenave në Pukë punonjësi i kompanisë celulare, transportohet me helikopter në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 11:56 | Kronikë

Gjendet i shtrirë pranë antenave në Pukë punonjësi i

Një punonjës i një kompanie celulare është gjetur i shtrirë pranë antenave në fshatin Krrabë të Fushë-Arrëzit. Policia njofton se 50-vjeçari kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, pas telefonatës në komisariatin e Pukës

Njoftimi i policisë Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje tek antenat në zonën e Midës.

Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.

Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos