Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë, shkruan A2.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.
Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)