Digjet kamionçina e parkuar, flakët përfshijnë edhe dy mjete të tjera

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 19:44 | Kronikë

Digjet kamionçina e parkuar, flakët përfshijnë edhe dy

Zjarri i rënë në një kamionçinë të parkuar në Durrës, ka prekur edhe dy mjete të tjera.

Njgarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç.

Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos