
Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Tiranë, ku humbi jetën 72-vjeçarja Athina Bushi, teksa lëvizte me motomjet elektrik, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit të përfshirë në ngjarje.
Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 52 vjeç, drejtues i autobotit me ujë që përplasi gruan.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. (A2 Televizion)