GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Metës, Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë

Nga Armand Bajrami
18 Mars 2026, 11:39 | Kronikë

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Metës, Kryemadhit dhe të

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë.

Fatime krymadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani pas daljes nga gjykata shfaqi indinjatë në lidhje me vendimmarrjen, duke theksuar se GJKKO nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe kaloi për gjykim “një dosje gjysmake”, sipas tij.

Sipas Cakranit dosja kishte mangësi të pyetjes së dëshmitarëve, por edhe akt-ekspertimet financiare që s’ishin kryer në mënyrën e duhur. Kryemadhi tha se gjithçka kishte qenë brenda pritshmërive, dhe sipas saj GJKKO kishte vendosur nën presion.

Pas një procesi 8-mujor gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes. Hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi u mbyllën më 28 korrik të vitit 2025, ku përfshihen tre çështje, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

Ndaj ish-Presidentit Meta janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos