Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, raporton A2 CNN. Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarka Zhupa, ka mbetur e plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)