Një 51-vjeçar i cili ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen "16 prilli" në Fier, ka rënë në prangat e policisë. Policia njofton se për pasojë u dogjën 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 51 vjeç, banues në Fier. 51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)