Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës, raporton A2 CNN.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri.
“Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit”, tha policia lokale.
Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. (A2 Televizion)