Paratë e fituara i konvertonin në kriptomonedha, 3 “call center” në Tiranë vodhën 50 mln euro nga evropianët

Nga Igli Çelmeta
14 Prill 2026, 15:17 | Kronikë

Pas 5 muajsh nga operacioni i fundit, Policia e Shtetit dhe Pokuroria e Tiranës kanë zhvilluar një aksion duke goditur 3 call center të paligjshëm që mashtronin shtetas të huaj me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Prokuroria lëshoi 7 urdhër-arreste dhe 2 ndalim dalje jashtë vendit, shkruan A2 CNN. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të ‘Mashtrimit komjuterik’. Operacioni u shtri në disa ambiente të përshtatura si call center, të shpërndara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Dy prej tyre ndodheshin në një kompleks në Tiranë në zonë e rrugës së Kavajës, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Dyshohet se personat e akuzuar për këtë skemë mashtrimi konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, rreth 1 milion euro cash. Po ashtu janë sekuestruar edhe qindra telefonë, servera dhe kompjuterë që përdoreshin nga rrjeti i mashtrimit me call center.

Sipas hetimeve rezultoi se skema e mashtrimit kishte në shënjestër shtetas të huaj nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetasit e huaj janë mashtruar përmes metodave të ndryshme telefonike të përdorura nga operatorët e call center-ave, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove. Sipas burimeve aktualisht nën hetim janë dhe disa baza të tjera të dyshuara se shërbejnë si Call Center-a mashtrimi në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos