Porositi djegien e një makine, policia i mësyn në shtëpi dhe e arreston

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 13:59 | Kronikë

Porositi djegien e një makine, policia i mësyn në shtëpi dhe

Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim  pasi dyshohet si porositës i zjarrvënies së një automjeti, ngjarje e ndodhur dy muaj më parë, në qytetin e Pogradecit, shkruan A2 CNN.         

Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Eno Flamuraj , 38 vjeç, banues në Korçë. 

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.     

Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos