Kapet polici i dehur në Lezhë, shkaktoi aksident

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 09:15 | Kronikë

Kapet polici i dehur në Lezhë, shkaktoi aksident

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Lezhë ka vënë në pranga punonjësin e policisë G. G. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos