Një shpërthim i fuqishëm në mesnatë ka shkaktuar panik te banorët e lagjes “Partizani” në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave nga policia e këtij qyteti, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi e vogel eksplozivi që ishte vendosur pranë banesës së shtetasit Arber Pepa.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar apo dëme, ndërkohë që policia po heton për gjetjen e autorëve të vendosjes së tritolit.
Policia po mbledh dhe kamerat e sigurisë për të zbuluar ndonjë të dhënë për autorin dhe drejtimin që ai ka ndjekur. (A2 Televizion)