Alarm për bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 09:59 | Kronikë

Alarm për bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Në disa institucione, në qytete të ndryshme të vendit, këtë mëngjes ka ardhur një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Policia e Shtetit njofton se "nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi".

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos