Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 08:39 | Kronikë

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë,

Një 59-vjeçar me inicialet Sh.V., është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi u kap me armë zjarri e municion luftarak, si dhe kokainë në banesë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.  Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River””, thuhet në njoftim.

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë,

Në kuaër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika); -24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë”, vijon njoftimi.

Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos