
Më shumë se 20 vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mbi të cilat Ilir Beqaj mbështeti kërkesën e tij për lirim nga burgu, u bënë shkak shtyrjen e seancës të martës për më 7 prill. Shtyrja u kërkua nga prokurorët e SPAK, për më shumë kohë për t’u njohur me praktikat e Strasburgut të cituara nga avokati i ish-ministrit në sallën e gjyqit.
Në këtë përballjet me SPAK, Beqaj kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg”, masë e caktuar në korrik 2024, për llogari të dosjes “SASPAC”, ku akuzohet për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.
Përmes praktikave të Gjykatës së Strasburgut, avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, kërkoi ndryshimin e masës , me pretendimin se nuk ekzistonin më kushtet dhe nevojat ligjore për zgjatjen e saj. Po ashtu, avokati shprehur gatishmërinë e klientit për një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh në këmbim të lirisë.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ish-ministri, i tha gjyqtares së posaçme, Elsa Ulliri, se për shkak për shkak të fazës në të cilën ndodhet dosja ndaj tij, atë të shqyrtimit paraprak, ai nuk ka asnjë mundësi të ndikojë te provat. Po ashtu, ai ka pohuar se nuk rrezikon as të largohet, duke përdorur si argument, gjyqin tjetër në gjykatën e Posaçme, atë të dosjes “Sterilizimi”.
“Siç ju jeni në dijeni, është shprehur Beqaj, kam kërkuar gjykim të zakonshëm. Është në interesin tim të mos i shmangem atij gjykimi”.
Më tej, duke ju referuar faktit se qëndron prej 21 muajsh në paraburgim dhe llogaritjes së kohës, ish-ministri ka pretenduar se edhe në rast se do të dënohej, praktikisht ka vuajtur 31.5 muaj dënim. (A2 Televizion)