
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, pranë Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar pas përplasjes, por është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit (A2 Televizion)