Ndjekje si në filma në Vlorë, makina me drejtues 14-vjeçarin përplas disa automjete, plagosen dy efektivë

Nga Edi Ruçi
1 Prill 2026, 08:13 | Kronikë

Ndjekje si në filma në Vlorë, makina me drejtues

Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në Vlorë, ku një i mitur rreth 14 vjeç ka qenë në drejtimin e një automjeti, ku ndodhej edhe një bashkëmoshatar i tij, raporton A2CNN. 

Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos