Tre të plagosur me armë zjarri në Deçan, një i arrestuar

Nga Ideal Gola
13 Janar 2026, 09:26 | Kronikë

Tre të plagosur me armë zjarri në Deçan, një i

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur pas mesnatës në një lokal në Deçan të Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të 13 janarit, në rrugën “Luan Haradinaj”. 

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor, shkruan A2.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë Zoraki 9mm, një karikator, nëntë fishekë të kalibrit 9mm dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos