Arrestimi i Ergys Agasit, Belind Këlliçi: Kishte mbrojtje shtetërore, cilat raporte u prishën?

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 20:46 | Kronikë

Arrestimi i Ergys Agasit, Belind Këlliçi: Kishte mbrojtje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së SPAK për AKSHI-n.

“Cilat raporte në kupolën e Organizatës janë prishur, që u arrestua sot Gysi i Ramës?! Ergys Agasi edhe pse në kërkim policor prej muajsh, ishte në rutinën e tij duke udhëtuar me makinë nga Elbasani në Durrës, nën shoqërinë e një ish drejtuesi të lartë të policisë së shtetit, kur u arrestua pak më parë.

Sërish u konfirmua denoncimi i Partisë Demokratike se koordinatori i Edi Ramës për krimin dhe një prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit, kishte mbrojtje shtetërore dhe nuk ndalohej nga policia, edhe pse dihej shumë mirë se ku shkonte, ku fshihej e ku qëndronte. Po çfarë ka ndryshuar në raportet dhe përplasjet e pushtetit, brenda kupolës së Organizatës Kriminale ‘Rilindja’, që sot u vendos të ndërpritej rehatia e Agasit, dhe t’i vendoseshin prangat?!”, shkroi Këlliçi në Facebook, përcjell A2 CNN.

“Është e thjeshtë dhe e logjikshme teza që kjo të jetë një lëvizje emergjente e Ballukut, nën urdhrat e të cilës është kryepolici Skënder Hita, i njohur gjerësisht dhe si Skënder Balluku, si shenjë presioni ndaj Edi Ramës!!!”.

Sipas Këlliçit, në shtator priten ndryshime në qeveri. “Nën trysninë që ka krijuar protesta e 88 ditëve, dhe të besuarit e Ballukut që janë gjysma e qeverisë, janë më të rrezikuarit!  Informacione ka se edhe kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit! Me lëvizjen sot dhe goditjen e Agasit, ish zëvendëskryeministrja i dërgon mesazh të qartë shefit të Organizatës se çfarë është në gjendje të bëjë.  Duke i thënë t’i mbajë larg duart nga qeveria, që praktikisht ajo e ka nën kontroll të plotë! Sot ia arrestoi Gysin, në makinë me Shpatarakun! Nesër, mbase i arreston Olsin, në ndonjë zyrë kadastre, apo ambient kazinoje!”.

Ndërsa deputeti tjetër i PD, Flamur Noka, tha se arrestimi Ergys Agasit nën shpoqërinë e Uljan Shpatarakut, nuk mund të shitet si sukses. “Është thjesht tregues i triumfit dhe hakmarrjes së klanit të Belindës ndaj klanit të Gys Agasit.  Tan Lepri, Oltion Bistri e Skënder Hita, çuan në vend porosinë e shefes, që të goditet e të nënshtrohet me çdo kusht klani i Gys Agasit”, tha ai në një reagim në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos