Sherr në Bunec, 53-vjeçari qëllon me armë në ajër

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 13:53 | Kronikë

Sherr në Bunec, 53-vjeçari qëllon me armë në

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Himarë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunec. Në pranga ka rënë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në Bunec. Sipas policisë, pas një konflikti me shtetasin M. D., ai dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj dhe fishekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos