Ekspertiza hedh poshtë pretendimet, lihet në burg babai që abuzoi me të bijën 12-vjeçare

Nga Çaku Tafa
2 Korrik 2025, 12:44 | Kronikë

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36-vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12-vjeçare. Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesisht, shkruan A2 CNN.

Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Në prononcimin e saj për mediat, edhe nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal  për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos