Dosja “Buka”, SPAK çon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

Nga Xhensila Kodra
2 Korrik 2025, 14:52 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme Spak dorëzon në GJKKO prova të reja për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen “Buka”.

Gjatë tre muajve të fundit, prokurori i çështjes Elvin Gokaj ka plotësuar detyrat hetimore që gjyqtari i Posaçëm i la më herët për të mbledhur prova të reja, shkruan A2.

Në këto kushte, avokati mbrojtës i ish-numrit dy të qeverisë kërkoi kohë për t’u njohur me provat shtesë që SPAK dorëzoi. Për këtë arsye, gjykata vendosi që të shtyjë seancën paraprake për më datë 17 korrik, ku do të vendoset nëse kjo dosje do të kalojë ose jo për gjykim.

SPAK e ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.

Sipas organit të akuzës, kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të një furre buke, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh.

Ahmetaj, i cili vijon të jetë në arrati, është duke u hetuar nga SPAK edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me inceneratorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos