Arrestohen dy mashtrues në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 12:07 | Kronikë

Arrestohen dy mashtrues në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për mashtrim, shkruan A2 CNN

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës dhe Elbasanit, u finalizua nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Nr. 4, operacioni “Totali”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin;

-S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos