Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi forcat e rendit i kanë gjetur në posedim një armë zjarri pa leje.
Efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e 34-vjeçarit, në fshatin Tragjas duke sekuestruar 1 pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov.
“Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov”, njofton policia.
Sakaq, arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në vend. (A2 Televizion)