Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Nga Xhensila Kodra
10 Prill 2025, 09:09 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Plagoset në këmbë 29-vjeçari Gerald Hoxha. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës, në afërsi të spitalit "Nënë Tereza".

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 30-vjeçarin Franci Canaj dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të para të marra në vendngjarje, dyshohet se autori është larguar me mjet tip BMË me ngjyrë jeshile.

Sipas burimeve mësohet se sherri mes tyre ka qenë për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos