Policia Kufitare e Muriqanit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjatë kontrolleve të shtuara në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u arrestua Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, me 16 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, sipas legjislacionit penal italian, shkruan A2 CNN.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. (A2 Televizion)