
Një 40-vjeçar me banim në Sarandë, i identifikuar si Adrian Ogiçi, u arrestua në Spanjë. Shtetasi ishte në kërkim për rrëmbim personi dhe trafik narkotikësh.
"Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim", thuhet në njoftim. (A2 Televizion)