E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden të vdekur

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 17:31 | Kronikë

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç.

Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos