Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin F. S., i cili akuzohet për veprën penale “shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se më 21 gusht 2025, në fshatin Bresnik i Poshtëm të bashkisë Gramsh, F. S. dyshohet se i ka vënë zjarr një sipërfaqeje pylli për të lehtësuar shtrirjen e tubit të ujit për vaditje.
“Në vendngjarje shtetasi F. S.i deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë. Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.
Në deklarim ai tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën për të pastruar pyllin për të shtrirë një markush uji”.
Ai po hetohet për krim të kryer me dashje, për të cilin parashikohet deri në 8 vite burg.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN
Dogji një sipërfaqe pylli pas dëmeve masive të shkaktuara nga zjarret në Gramsh, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasi F.S.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal.
Më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga lloje drurësh “Mare” dhe “Cendel”.
Në vendngjarje shtetasi F. S.i deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë. Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.
Në deklarim ai tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën për të pastruar pyllin për të shtrirë një markush uji.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çakmak, ndërkohë që shtetasi F.S. po hetohet për veprën penale e parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal, që përbën krim të kryer me dashje dhe për të cilin dispozita përkatëse përcakton një maksimum dënimi prej 8 (tete) vite burg. (A2 Televizion)