Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Një mjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 63-vjeçar banues në Kallm të Vogël.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një arrest kardiak që ka pësuar drejtuesi i automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)