Policia e Lushnjës ka shpallur në kërkim një 56-vjeçar pasi ka plagosur me armë zjarri një 58-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lokalin e 56-vjeçarit në fshatin Çukas, i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt klientit të tij.
Sipas policisë 58-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G”, njofton policia. (A2 Televizion)