Asgjësohen 1723 bimë kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir, procedohen 6 kryepleq

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 13:19 | Kronikë

Asgjësohen 1723 bimë kanabis në Shkodër, arrestohen

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi dyshohen se kultivuan 165 bimë narkotike, në fshatin Vukpalaj në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin Paulin Dekaj dhe djalin e tij Briken Dekaj.

Policia njofton se ka nisur hetimet për shpërdorim detyre edhe për 6 kryetarë fshatrash. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. 

Asgjësohen 1723 bimë kanabis në Shkodër, arrestohen

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve: në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriq, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.. Në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim”, njofton policia.

Asgjësohen 1723 bimë kanabis në Shkodër, arrestohen

Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos