U ekstradua nga Dubai, mbetet në burg Denis Brajoviq

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 11:33 | Kronikë

U ekstradua nga Dubai, mbetet në burg Denis Brajoviq

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Brajoviq akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Brajoviq ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”.

Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos