Zvicra nuk i përgjigjet letër porosive, SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn

Nga Igli Çelmeta
24 Shtator 2025, 10:00 | Kronikë

Zvicra nuk i përgjigjet letër porosive, SPAK zgjat hetimet për

Për të pestën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve.

Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicër si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.

SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish-bashkëjetuesja e tij Albina Mançka. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos