Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Babunjë të Lushnjës. Një 35-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë; L. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Babunjë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen T. Rr., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)