Rikthehen në GJKKO dosjet e bujshme, sot seancat për Berishën dhe Metën

Nga Armand Bajrami
14 Shtator 2026, 09:03 | Kronikë

Rikthehen në GJKKO dosjet e bujshme, sot seancat për Berishën dhe

Rinisin sot në Gjykatën e Posaçme proceset e bujshme të politikanëve të vënë nën akuzë nga SPAK.

Në orën 10:00 është caktuar seanca e radhës e dosjes "Partizani", ku ish-kryeministri, Sali Berisha, gjykohet për "korrupsion" të dyshuar si të kryer gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani". Çështja ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.

Ndërsa në orën 13:00 ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, pret përballjen e radhës me Gjykatën e Posaçme, në çështjen ku bashkë me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi, gjykohet për "korrupsion", "pastrim të parave" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë".

Po sot, në orën 15:45, GJKKO shqyrton edhe një kërkesë të Metës për lirim nga paraburgimi. Meta kërkon zëvendësim të masës "arrest në burg" në të cilën qëndron prej tetorit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos