Sherr me babain e ish-partneres, plagosje me çekiç në Roskovec

Nga Çaku Tafa
13 Shtator 2026, 22:49 | Kronikë

Sherr me babain e ish-partneres, plagosje me çekiç në

Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në fshatin Suk të Roskovecit.

Sipas burimeve të A2CNN, një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.

I plagosuri me inicialet E.G. është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos