Një grup protestuesish është ndalur pranë shkollës “Qemal Stafa”, në momentin kur aty po këndohej himni kombëtar.
Në vendngjarje ka ndërhyrë policia për t’i zhvendosur protestuesit, ndërsa mes tyre dhe efektivëve ka pasur edhe konfrontime.
Forcat e policisë, efektivë të “Shqiponjave” dhe të FNSH-së, kanë bërë të mundur zhvendosjen e protestuesve në drejtim të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”.
Më pas, policia ka nisur thirrjet përmes megafonit, duke kërkuar: “Lironi rrugën”. Pak çaste më vonë, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të paktën 10-12 protestues.

(A2 Televizion)